Kelmendi: LGBT janë bartësit kryesor të sëmundjeve infektive

Aktuale

Kelmendi: LGBT janë bartësit kryesor të sëmundjeve infektive

Më: 1 maj 2024 Në ora: 23:46
Gëzim Kelmendi

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se homoseksualët janë bartësit kryesor të sëmundjeve infektive.

Kelmendi ka thënë se komuniteti LGBT shkel të drejtat e të tjerëve me rrezikshmërinë që sipas tij, e kanë për përhapjen e infeksioneve të ndryshme

“Dua që ata të shërohen, dua që ta shikojnë botën me sy reale dhe jo me sytë e pasionit. Liria dhe e drejta e një individi apo një komuniteti përfundon aty ku shkelën të drejtat e të tjerëve”, ka thënë ai.

Kelmendi ka numëruar disa nga rreziqet që sipas tij, pëhapin LGBT.

“Janë katër veçori të këtij komuniteti të cilat bëjnë të shkelën të drejtat e  të tjerëve, ta rrezikojnë familjen e Kosovës dhe vet shtetin e Kosovës, personat e tillë homoseksual janë bartësit kryesor të sëmundjeve infektive seksuale siç është HIV AIDS, 73 deri 77 për qind bartësit kryesor.

Personat e komunitetit LGBT do të thotë homoseksualët nuk akne të drejtë të dhurojnë gjak, ngase janë në shkallë të lartë të rrezikshmërisë së infeksionit…”, ka thënë Kelmendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat