Bajrami përmend gabimet e Qeverisë ku ai bëri pjesë

Aktuale

Bajrami përmend gabimet e Qeverisë ku ai bëri pjesë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 00:59
Arsim Bajrami

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami ka folur për historikun e dialogut Kosovë- Serbi.

Ai tha se dialogu është i imponuar, derisa pranoi se Qeveria ku ai bëri pjesë ka bërë gabime në procesin e dialogut.

“Atëherë është mandatuar dialogu, por si dialog teknik, me atë fusnotën i cili dialog praktikisht ishte me shumë kontraversa kishte disa rezultate, por e shndërroi Kosovën në një çështje të dialogut teknik , unë mendoj se qysh atëherë këtu marrë përgjegjësi edhe vet ndonëse nuk kam qenë përgjegjës për dialogun por anëtar qeverie,  unë mendoj se Qeveria e Kosovës atëherë është dashur të thotë problemet teknike i diskutojmë pas marrëveshjet finale, merrimi vetëm më çështjet politike, dhe pastaj si dy shtete që nuk kontestojnë njëra tjetrën na duhen vite për më i zjgedh çështjet teknike”, tha ai duke shtuar se ky dialog ndonëse ka sjell disa rezultate, por edhe efekte negative që sipas tij paraqitit Kosovën si një vend me konfliikt të ngirë dhe duke i dhënë Serbisë mundësi që ta stabilizojë Kosovën.

“Kjo ka bërë që dialogu të ndodhet në qorrsokak që s’ka fund..”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat