​25 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Aktuale

​25 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 07:19
​25 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat