Berisha: Kurti po bën kalkulime politike me Asociacionin, po e mban peng Kosovën në procese të rëndësishme

Aktuale

Berisha: Kurti po bën kalkulime politike me Asociacionin, po e mban peng Kosovën në procese të rëndësishme

Më: 2 maj 2024 Në ora: 08:28
Anton Berisha

Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë për Asociacionin, kryeministri Albin Kurti, ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Berisha deklaroi se Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit.

 “Kurti ka qenë në dijeni për këtë kërkesë, por për fat të keq ai në vend që të veproj si kryeministër po vepron si politikan i kalkulimeve elektorale. Nuk mund të kërkosh integrime në organizata euroatlantike e të mos kesh standardin e respektimit të marrëveshjeve që vetë i ke pranuar”, theksoi Berisha.

Ish-zv.ministri Berisha deklaron se kryeministri aktual po e mbanë peng Kosovën në procese të rëndësishme për vendin.

“Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit duke e bërë peng shtetin e Kosovës në këto procese kaq të rëndësishme për motive elektorale”, vlerësoi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat