Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është një ndër figurat më emblematike të UÇK-së

Aktuale

Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është një ndër figurat më emblematike të UÇK-së

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:08
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përkujtuar Ilaz Kodrën në 25 vjetorin e rënies heroike për çlirimin e Kosovës.

“Heroi Ilaz Kodra është një ndër figurat më emblematike të UCK-së, i rritur e formësuar në frymën kombëtare e patriotike, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion që Kosova mund të çlirohej nga Serbia pa luftë pikërisht për këtë arsye u bashkuar me Adem Jasharin Hamëz Jasharin, Zahir Pajazitin e të tjerë në njësitin e parë ushtarak,” tha Konjufca.

Konjufca foli edhe për kontributin e të rënëve për liri.

“Ky grup patriotësh që i përkasin kronikës më të lavdishme të historisë sonë e panë të parët lirinë e Kosovës, prandaj sakrifikuan çdo gjë që këtë liri ta gëzojë i gjithë populli ynnë, kontributi i komandantit Ilaz Kodra për organizimin dhe strukturimin e luftës çlirimtaare është i hershëm sikurse pjesëmarrja e tij në luftë e aksione të pandalshme deri kur ran ë altarin e lirisë më 30 prill të 1999 në mbrojtje të populates civile që po sulmohej në të gjitha anët në fshatrat e Drenicës,”

Pothuajse nuk kishte betejë në Drenicë e rrethinë ku Ilaz Kodra nuk kishte marrë pjesë, kujtoi Konjufca.

Konjufca poashtu përmendi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është kapitulli më i ndritur i historisë sonë të shekullit 20-të, e Drenica me luftëtarët e saj i dha historisë heronjë ku jeta dhe vepra e tyre është frymëzim për ne dhe brezat që do ti lëmë pas.

Ai përmendi edhe gjenocidin e bërë nga serbët mbi shqiptarët e pafajshëm.

“Serbia nuk i kurseu civilët sepse Serbia e donte Kosovës pa shqiptar, të spastruar etnikisht prandaj lufta e saj ishte gjenocidale sepse ajo vrau fëmijë gra e pleq, gjaku I këtyre të pafajshmëve kurr nuk do të falet e harrohet nga ne por do ta kujtojmë Serbinë  si kriminale dhe gjenocidale e cila ende nuk është penduar dhe nuk e ka ndryshuar orientimin dhe kursin e saj politik,” tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat