Ndalohet nga prokuroria Arijan Sijarina, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë

Aktuale

Ndalohet nga prokuroria Arijan Sijarina, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 16:46
Arijan Sijarina

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kështu bëri të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“I dyshuari është nën masën e ndalimit për 48 orë, përderisa prokuroria po ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore”, tha ajo.

Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e dy personave, të dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë, që ka ndodhur më 26 mars në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat