Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi për 116 civilët e vrarë në masakrën e Studimes

Aktuale

Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi për 116 civilët e vrarë në masakrën e Studimes

Më: 2 maj 2024 Në ora: 18:44
Albin Kurti

Në më pak se dy orë, 25 vjet më parë u vranë civilë të paarmatosur nga ushtria e rregullt serbe.

Ky krim, është një prej më të rëndëve që ndodhi gjatë luftës në Kosovë.

Madje, kjo masakër krahasohet me atë të Srebrenicës.

Andaj, për të kujtuar e nderuar të rënët krerët e shtetit u mblodhën në Akademinë përkujtimore që u organizua nga komuna në 25 vjetorin e kësaj masakre.

E para e vendit, Vjosa Osmani tha se masakrat e kryera nga Serbia janë dëshmi e fuqishme se Serbia ka kryer krime në Kosovë, kurse Kosova ka qenë viktimë.

“Këtë të vërtetë do ta mbrojmë kudo e kurdo, sepse lufta jonë ishte luftë për liri, luftë për mbrojtjen e së drejtës së dinjitetit tonë, për mbrojtjen e shtëpisë sonë siç bëri secili dëshmor, secili hero, secili luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari”, tha Osmani.

Para qytetarëve foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili kërkoi drejtësi për këtë krim.

Krahas sakrificës së të rënëve e çmojmë qëndresën e popullit. I përulemi popullit të Kosovës që nuk iu përkul kurrë Serbisë. Vrasjet janë kryer nga ushtria e rregullt serbe. Dëshmitarët thonë, duke i dëgjuar në radio-lidhje thoshin se “pak është”, sa janë vrarë. Këta muaj u përkushtohemi viktimave të masakrës së Izbicës, familjes Berisha, e Korenicës”, tha Kurti.

Në këtë ceremoni mori pjesë kryetari i komunës së Vushtrrisë dhe ai i Mitrovicës, ish – kryeministri Ramush Haradinaj e shumë familjarë të dëshmorëve të rënë për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat