Beqa i PDK-së flet për draft-Asociacionin

Aktuale

Beqa i PDK-së flet për draft-Asociacionin

Më: 2 maj 2024 Në ora: 19:29
Hajdar Beqa

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, sipas tij në këtë aspekt Qeveria është jo transparente.

“A është kusht apo, unë konsideroj që për këtë duhet përgjigjet Qeveria, e cila është jo transparente, ata duhet me dhënë një përgjigjie. Kosova i ka detyrimet që duhet t’i kryej, por kushtet janë të padrejta. Nëse ky është kusht i vendosur, është i padrejt”, tha Beqa.

Beqa tha se Qeveria Kurti po e përmbushë çdo marrëveshje, por pasi po bëhet dëmi ndaj Republikës dhe qytetarëve

“Nëse është kusht do të dërgohet në Kushtetuese, por nuk e di a është kusht. Kosova ka bërë vazhdimësi kompromise, kompromisi i fundit ishte me vendimin për Manastirin e Deçanit, që mendoj se edhe ai ishte një kusht i padrejt, por se shteti ka obligime që duhet me i kry. Kjo Qeveri po e përmbushë çdo marrëveshje, por pasi po bëhet dëmi ndaj Republikës dhe qytetarëve. Qeveria ka dështuar edhe me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe përbrenda”, tha Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat