Aliaj tregon çka parasheh rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë që pritet të miratohet në OKB

Aktuale

Aliaj tregon çka parasheh rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë që pritet të miratohet në OKB

Më: 2 maj 2024 Në ora: 21:33
Amer Aliaj

Masakra e Srebrenicës mund të njihet si gjenocid nga Kombet e Bashkuara, gati 30 vjet pas. Një propozim-rezolutë, e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda, kërkon që 11 korriku të njihet globalisht si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, dhe pritet të dalë në votim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin maj.

E Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se kjo rezolutë mes tjerash parasheh dënime për ata persona që mohojnë apo shtrembërojnë faktet për këtë gjenocid.

“Me iniciativë të Gjermanisë dhe Ruandës e disa shteteve të tjera që i janë bashkuar kësaj iniciative, e kanë propozuar një rezolutë tek Asambleja e Kombeve të Bashkuara ku është propozuar që të shënohet Dita Ndërkombëtare mbi Reflektimin dhe Përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe në këtë rezolutë janë parashikuar disa pika që është propozuar, ku në mesin e këtyre pikave është dënimi i personave që e mohojnë dhe shtrembërojnë faktet për këtë gjenodic”, u shpreh ai.

Sipas Aliajt, kjo nismë ka ardhur pas deklaratave të pamatura  të eprorëve të “Republikës Serbska”.

“Dënimi do të jetë deklarativ por edhe së fundmi në Bosnjë ka kaluar edhe ligji që ata persona që e mohojnë këtë gjenocid të procedohen penalisht pranë gjykatave dhe të sanksionohen me dënime. Kjo nismë ka ardhur pasi eprorët politik të “Republikës Serbska” japin deklarata ta pamatura që mund të shkaktojnë trazira në Bosnjë e Hercegovinë” , ka shtuar ai.

Në Srebrenicë janë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat