“Prit, lem të foli”| Debat i ashpër Çollaku-Rexhaj

Aktuale

“Prit, lem të foli”| Debat i ashpër Çollaku-Rexhaj

Më: 2 maj 2024 Në ora: 21:47
Adrian Çollaku dhe Arbër Rexhaj

Një debat i ashpër ka ndodhur në mes të gazetarit Adrian Çollaku dhe deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj.

Ky debat ndodhi si pasojë e komentimit të seancës plenare nga ana e Çollakut.

Çollaku tha se se Kuvendi kohëve të fundit nuk është funksional dhe mblidhet shumë rrallë.

“Këta deputet është mirë me u pregadit kadal dale për zgjedhje sepse nuk është që janë duke bërë diçka, tash nashta shohim skena më shpesh sepse jemi në një vit zgjedhor, mundohen aty deputet me u kallxu pak patriot, pak ma të dijshëm dhe më të mençur por populli e din kush sa ka bo për këtë legjislatur, hajt tregom sa seanca i keni mbajtë gjatë këtij viti”, tha ai.

Derisa deputeti Rexhaj i replikoi duke i thënë se për tre muaj janë mbajtur vetëm tri seanca, përshkak të fushatës për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat