Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Aktuale

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Më: 2 maj 2024 Në ora: 22:00
Matti Nissinen

Pak më shumë se një vit, vendi i tij është bërë anëtarë i aleancës më të fortë ushtarake në bot, NATO, por ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, beson shumë se edhe Kosova do të jetë pjesë e aleancës euroatlantike.

Ai ka thënë se Finlanda do të përkrahë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Në këndvështrimin afatgjatë mendoj që kjo sigurisht do të ndodhë dhe kjo është nënvizuar vazhdimisht nga liderët e mi politik. Finlanda do të përkrahë të gjitha aspiratat ndërkombëtare që Kosova ka, dhe kjo përfshinë anëtarësimin në organizata të ndryshme. Besoj që kjo do të bëhet realitet një ditë, por e kam të pamundur të jap kohor. Por në aspektin afatgjatë, kam shumë besim që kjo do të ndodhë”, ka thënë ai.

Finlanda u bë anëtare e NATO-s më 4 prill të vitit 2023. Ky shtet aplikoi për anëtarësim pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ndryshe Kosova ka synim anëtarësimin në këtë organizatë, por ende nuk është anëtarësuar me të drejta të plota në Partneritetin për Paqe.

Por gjatë këtij viti, Kosova ka bërë një përparim në këtë organizata. Nga vëzhgues paralamnetar është pranohet si shtet anëtar i asociuar.

Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat