Hoxha i ashpër: Vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është idiotësi e BE-së

Aktuale

Hoxha i ashpër: Vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është idiotësi e BE-së

Më: 2 maj 2024 Në ora: 22:46
Analisti politik, Ylli Hoxha

Analisti politik, Ylli Hoxha, e ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian në lidhje me masat ndëshkuese që i kanë vendosur kundër Kosovës.

Hoxha në “Debat Plus” e quajti “idiotësi” vendimin e shteteve të BE-së për ta ndëshkuar Kosovën.

“Përtretim i një karikature të politikës së jashtme është BE. Nuk është hera e parë në histori që sillen kështu, ka raste raste që më shumë i ngjajnë komedisë se përpjekjes për të zhvillu politikë të jashtme. Edhe në Kosovë e kanë mbërri një kulmi të aftësisë artistike për të tregu sa komikë janë. Me vendosë sanksione ndaj Kosovës ka qenë idiotllëku më i madh që kanë bërë. Idiotësi komplete e një strukture që përbëhen nga 20 shtete, kanë marrë vendim unanim. Të gjithë ata shtete që kanë qenë të pranishme, ka qenë e qartë kush është dhunuesi, kush krijon pasiguri në veri, ka qenë e qartë roli i policisë dhe i bandave, kanë vendosë me i vendosë sanksione Kosovës”, tha ai.

Hoxha u shpreh se BE-ja ende nuk e ka sanksionuar Aleksandar Vulinin e Serbisë, i cili është në listën e zezë të ShBA-së.

Po ashtu, ai e përmendi edhe Milorad Dodikun, i cili vazhdon të mos jetë i sanksionuar sipas tij.

“Si ka qenë e mjaftueshme me vendosë sanksione ndaj Kosovës, por jo ndaj Vulinit, ka sanksione nga ShBA, Britania, por jo nga BE. As ndaj Dodikut nuk ka sanksione”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat