Ambasadori Nissinen tregon se çfarë profile të punëtorëve kërkon Finlanda

Aktuale

Ambasadori Nissinen tregon se çfarë profile të punëtorëve kërkon Finlanda

Më: 2 maj 2024 Në ora: 23:18
Matti Nissinen

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se Kosova ka punëtorë me aftësi të larta.

Krahas kësaj, Nissinen bën thirrje që kosovarët të aplikojnë për punë në Finlandë, në dy sektore të veçanta.

“Ne kemi shumë pozita të hapura. Këta që duan të bëjnë këtë duhet të sigurohen me punëdhënësin që gjithçka në lidhje me lejen e punës duhet të jetë në rregull. Këshilla ime është të shohin se çfarë leje ju nevojiten që të shkojnë të punojnë në Finlandë. Ne kemi shumë shërbime, shumica që janë në dispozicion online, ku njerëzit mund të kontrollojnë se çfarë u nevojitet”, tha ai.

Ai tha se Finlanda është në kërkim të punëtorëve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe të koduesve.

“Do të doja të nënvizoja disa zona potenciale të bashkëpunimit sigurisht nisur nga energjia që është në mendjen e të gjithëve. Një tjetër që mund të përmend në këtë mënyrë është ICT (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit). Edhe kjo është diçka që ndajmë. Të dyja vendet kemi nivel të lartë rreth ICT-së. Është sektor ku kërkohen punëtorët. Në Finlandë ka shumë kompani që kërkojnë kodues, ekspertë të vërtetë. E di që në Kosovë ka punëtorë me aftësi të larta. Sektori i ICT-së është interesantë në atë kuptim që personi s’ka nevojë të zhvendoset në vendin tjetër, por ai mund të punojë nga larg dhe të kontribuojë në shoqëri. Por, ka shumëçka tjetër që po provojmë të promovojmë në ambasadë”, shto ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat