Mushkolaj: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen

Aktuale

Mushkolaj: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen

Më: 2 maj 2024 Në ora: 23:38
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës duhet të hiqen.

“Duhet të hiqen sanksionet, për shkak se ajo çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në veri në njëfarë forme e ka legjitimuar këtë të drejtën e Kosovës për t’ia hequr sanksionet”, ka thënë Mushkolaj.

Analisti është shprehur se ajo çfarë ka ndodhur me votimet e fundit në veri ia ka dhënë të drejtën Kosovës.

Këtë, Mushkolaj e ka thënë në kuptimin që i ka organizuar këto votime dhe përmbushjen e aspektit të sigurisë.

Mushkolaj është shprehur se sanksionet vendosen shumë lehtë, por që hiqen shumë vështirë, bazuar në burokracinë e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat