Mimoza Kusari i reagon edhe Duda Baljes

Aktuale

Mimoza Kusari i reagon edhe Duda Baljes

Më: 2 maj 2024 Në ora: 23:55
Duda Balje dhe Mimoza Kusari

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe të drejtën e personave të komunitetit LGBT për bashkëjetesë civile.

Kusari-Lila ka kritikuar deputeten Duda Bajle për qëndrimet e saj ndaj kodit civil, por Kusari-Lila thotë se më problematike është fakti se Balje është kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe flet nga ky pozicion.

Sipas saj, Balje këtë e bën më shumë për qëllime elektorale sesa për parime.

“Ajo vazhdimisht ka dalë dhe ka filluar promovimin e idesë së saj që e bën kryesisht për qëllime elektorale nuk e besoj që e ka aq shumë parimore”, ka thënë ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat