Deputeti i VV-së tregon nëse draftstatuti i Asociacionit do të dërgohet në Kushtetuese para 17 majit

Aktuale

Deputeti i VV-së tregon nëse draftstatuti i Asociacionit do të dërgohet në Kushtetuese para 17 majit

Më: 3 maj 2024 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ka thënë se draftstatuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian në disa raste e shkel Kushtetutën.

I pyetur nëse ky draftstatut do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 17 majit, kur pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës, ku anëtarësimi i Kosovës pritet të jetë në rend dite, Rexha ka thënë se nuk beson që një gjë e tillë do të ndodhë.

"S’e besoj, nuk do të ketë. Mos harroni! Kosova më nuk mund të kthehet prapa Asamblesë Kombëtare, pra në fazën e parë. Kosova mbetet në këtë pozicion dhe është fitore e madhe për Kosovën. Edhe mund të bëhet që të shtyhet për 1 vit. Unë nuk po them që bëhet, por mund të bëhet. Nuk është fitore diplomatike e Serbisë, diçka e tillë kish me qenë kur ata na kishin ndaluar në Asamblenë Kombëtare, ku e kanë bë një ekip që e kanë sulmuar Kosovën”, deklaroi ai.

Rexha në Tëvë 1, ka thënë se financimi në sektorin e shëndetësisë e arsimit që kërkon ta bëjë Serbia është problem.

Deputeti i LVV-së, ka thënë se Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë nuk do të ketë.

“E kemi thënë shumë qartë. Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë nuk do të ketë. Nëse e shhini draftin BE-së ndoshta nuk ka kompetenca ekzekutive por ka të deleguara, mirëpo mbesim shumë qështej problematike, siç është Arbitrazhi.Ke problemin e financimit në fusha të ndryshme, arsim, shëndetësi ku Serbia kërkon mi financu dhe këta sektorë kalojnë në privat dhe këtu është problemi. Megjithatë ka kompetenca ekzekutive. Kjo e shkel Kushtetutën”, ka thënë Rexha.

Ai ka folur edhe për çështjen e reformës në drejtësi që po bënë Qeveria. Por ka thënë se ky proces po pengohet nga opozita me dërgimin e ligjeve në Gjykatën e Kushtetuese. Madje sipas tij, ka raste kur ligjet votohet nga deputetët e opozitës dhe prapë i dërgojnë në Kushtetuese.

“Strategjia opozitare është që të dërgojnë sa më shumë ligje sidomos në fushën e drejtësisë që ta ndalin reformën në drejtësi. Ka raste edhe kur i votojnë ligjet i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat