Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Aktuale

Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Më: 3 maj 2024 Në ora: 08:22
Andin Hoti

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë se çështja e të pagjeturve nuk duhet e as nuk guxon të përfshihet në politika ditore.

“Sipas mendimit tim, kjo çështje nuk duhet e as nuk guxon të përfshihet në politika ditore”, tha Hoti.

Gërmime për të pagjeturit po bëhen në Podujevë

Ai tha se gërmimet aktualisht po bëhen në Podujevë ndërkaq pritet të fillohen edhe në katër lokacione. Poashtu ai tha se problemet në të cilat hasin janë te lokacioni i saktë.

“Aktualisht gërmimet vazhdojnë, pritet të vazhdojnë në katër lokacione. Për momentin ekipet janë në Podujevë në gërmime. Sa u përket vështirësive apo problemeve, ne veprojmë në bazë të urdhrit të Gjykatës, së bashku me Policinë e Kosovës. Rrjedhimisht, problemet e vetme i kemi te lokacioni i saktë, varësisht nga informatat që kemi. Duke pasur parasysh terrenin dhe koordinatat që mbulojnë hapësira të vogla”, tha Hoti për Fo.

Gërmimet e fundit para Podujevës, ishin bërë në Therandë dhe Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat