Hoti: Jemi në pritje të formimit të Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi, që duhet të formohet nga BE-ja

Aktuale

Hoti: Jemi në pritje të formimit të Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi, që duhet të formohet nga BE-ja

Më: 3 maj 2024 Në ora: 08:24
Andin Hoti

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon se sa i përket dialogut për çështjen e të pagjeturve, janë në pritje të formimit të Komisionit të përbashkët që duhet të formohet nga Bashkimi Evropian.

“Në raport me dialogun, jemi ende në pritje të formimit të Komisionit të përbashkët, që duhet të formohet nga BE. Nuk kemi pranuar ende asnjë informacion nga pala serbe, as për letrën e 1 Qershorit, dhe as për lokacionet që po synojmë të gërmojmë në territor të Serbisë”, tha Hoti.

Ai tha se takime të delegacionit në fjalë nuk ka pasur që nga 31 Janari.

“Jo nuk ka pasur takime tjera të delegacioneve që nga 31 Janari. Megjithatë, nëngrupi punues që përbën edhe mjek ligjor nga pala serbe, kanë qenë gjatë kësaj jave për gërmime bashkë me ekipet tona”, theksoi ai.

Por, se a janë bërë përpjekje të mjaftueshme për tri vjet qeverisje sa i përket të të pagjeturve, Hoti tha kjo çështje nuk varet nga qeverisjet.

“Nuk mendoj që çështja e personave të zhdukur, varet nga qeverisjet, prandaj nuk preferoj të përgjigjem këtu”, tha Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat