Bajrami: Këtë vit po trajtohen tetë raste të sulmeve ndaj gazetarëve

Aktuale

Bajrami: Këtë vit po trajtohen tetë raste të sulmeve ndaj gazetarëve

Më: 3 maj 2024 Në ora: 10:56
Elza Bajrami

Zëvendëskryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Elza Bajrami tha se në vitin 2023 janë raportuar 19 raste të dhunës ndaj gazetarëve me 24 persona të dyshimtë.

“Prej të cilave 20 janë zgjidhur me aktakuza në jykatë pastaj katër janë bartur në vitin 2024”, tha ajo derisa shtoi se vetëm në Prishtinë u raportuat 8 raste me 12 persona prej të cilave pesë janë zgjidhur me aktakuza por njëkoësisht me aktgjykime dënuese në vitin 2023 kurse tri janë bartur për vitin 2024.

Sipas saj në tërësi në vitin 2024 kanë mbetur tetë rastë pa u zgjidhur.

“Ka edhe disa raste të tjera ku ne I kemi në trajtim por ende nuk kanë arritur të gjenden kryesit prandaj janë vazhdimësi pune e prokuorisë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat