Kurti luan me zjarrin, publikon pamjet e eksperimentit që entuziazmoi nxënësit dhe ministrin Vitia

Aktuale

Kurti luan me zjarrin, publikon pamjet e eksperimentit që entuziazmoi nxënësit dhe ministrin Vitia

Më: 3 maj 2024 Në ora: 11:14
Kurti është përfshirë në një prej eksperimenteve kimike të realizuar nga nxënësit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte qenë nxënës dikur.

 Në videon e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit, shihet që Kurti është përfshirë në një prej eksperimenteve kimike të realizuar nga nxënësit.

Pasi Kurti e lyen dorën me një përmbajtje të lëngshme, njëri nga nxënësit më pas ndez materialin të cilin kryeministri Kurti e kishte në dorë.

Pasi ky eksperiment kryhet me sukses, të gjithë nxënësit të entuziazmuar brohorisin, ndërkohë shumë i entuziazmuar shihet edhe ministri Arben Vitia.

"Sot isha mysafir në edicionin e 5-të të "Panairit të Shkencës" në shkollën tonë të mirënjohur, gjimnazin "Xhevdet Doda", ku edhe vetë isha nxënës dikur.

Panairi i cili mbahet me 2 dhe 3 maj ofron një platformë për nxënësit për të shfaqur idetë e tyre kreative, inovative dhe eksperimentet më të ndryshme shkencore. Sivjet panairi ka trasuar punën e tyre me moton "Shkenca e sotme është teknologjia e së ardhmes". Vizita ishte e këndshme dhe frymëzuese duke parë talentin dhe kreativitetin e të rinjve tanë të cilët me përkushtim kanë punuar për të realizuar eksperimentet e tyre. Mbi të gjitha, ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të ndjekur nga afër komunitetin edukativ shkollor se si punon me zell rreth vetëdijësimit të gjeneratave të reja për rëndësinë e shkencës dhe inovacionit.

Përgëzime për të gjithë pjesëmarrësit!", ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat