ATK-ja inkason të hyrave tatimore mbi 350 milionë euro për katër muaj

Aktuale

ATK-ja inkason të hyrave tatimore mbi 350 milionë euro për katër muaj

Më: 3 maj 2024 Në ora: 12:02
ATK

Administrata Tatimore të Kosovës njofton se ka një trend rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5 milionë euro, apo 38.9 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo shprehur në përqindje 12.3 për qind.

Sipas njoftimit ATK-ja në raport me planin ka tejkalim të planit për 7.9 milionë euro apo 2.3%.

“Përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit të paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe duke ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj tatimpaguesve mospërmbushës”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.

“ATK iu bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj, gjithashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat