Babai i Triumf Rizës reagon për dënimin e Sekiraqës: Ai është vrasësi kryesor

Aktuale

Babai i Triumf Rizës reagon për dënimin e Sekiraqës: Ai është vrasësi kryesor

Më: 3 maj 2024 Në ora: 13:38
Shefqet Riza

Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës e ka quajtur “dënim të ulët” vendimin që Gjykata mori për dënimin e Enver Sekiraqës prej 25 vjetësh burgim për nxitje në vrasjen e djalit të tij.

Ai ka thënë se Sekiraqa është vrasësi kryesor duke theksuar se në Kosovë më të “vlefshëm janë kriminelët sesa policët”.

“Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky. Më të vlefshëm kriminelët se polici që është i shpallur hero në këtë Kosovën tonë”, ka deklaruar Riza.

Ndryshe, sot Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Sekiraqës i është ndërprerë edhe masa e arrestit shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat