Manxhuka: Raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon, por mediat në Kosovë janë të lira

Aktuale

Manxhuka: Raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon, por mediat në Kosovë janë të lira

Më: 3 maj 2024 Në ora: 15:21
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas publikimit të raportit për lirinë e medieve nga Reporterët Pa Kufij, ku Kosova ka pësuar rënie për 19 vende.

Ai ka thënë se raporti nuk është qe i gëzon, por ka thënë se mediat në Kosova janë të lira.

Manxhuka ka thënë se në këtë raport ka ndikuar edhe rasti i Klan Kosovës, që sipas tij pas raportimeve në media dhe i trajtuar nga organet përkatëse, lidhur me dyshimet për regjistrim të biznesit.

“Është evidente që në këtë rezultat ka ndikuar edhe rasti i Klan Kosovës. Ky rast, i zbuluar nga mediat dhe më pas i trajtuar nga organet përkatëse, ka të bëjë me një biznes të regjistruar me dokumente ilegale të Serbisë ku qytetet e Republikës së Kosovës janë me emërtime  të Serbisë, që paraqet shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Klan Kosova e ka pranuar këtë kur i ka përmirësuar të dhënat në regjistrin e bizneseve në ARBK me të dhëna të Republikës së Kosovës. Po të mos kishte bërë shkelje nuk kishte nevojë t’i përmirësonte. Reporterët Pa Kufij si duket nuk e kanë marrë parasysh këtë gjë”, ka shkruar Manxhuka.

Ai thotë se rasti tjetër ka të bëjë me sulmet ndaj gazetarëve nga “bandat kriminale në veri”

“Rasti tjetër ka të bëjë me sulmin ndaj gazetarëve në veri të vendit në kohën kur bandat kriminale të organizuara nga Beogradi nuk lejonin që të shtrihej kushtetushmëria dhe ligjshmëria atje, duke sulmuar fizikisht kështu çdokënd që raportonte të vërtetën”, ka thënë Manxhuka.

Ndërsa, për shqetësimet për RTK-në të theksuar në raport, ai ka thënë se duket e çuditshme , ku shumë akterë kanë dhënë lëvdata për transparencën në mediumin publik.

“Kosova ka qenë shtet i kapur kur ne kemi marrë pushtetin. Sot ajo mendësi nuk ekziston më. Por, elementet e shtetit të kapur ishin jo vetëm në politikë e qeveri por edhe te tajkun të medieve”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat