Deputetja e AAK-së ironizon pas Indeksit të Reporterëve pa Kufi

Aktuale

Deputetja e AAK-së ironizon pas Indeksit të Reporterëve pa Kufi

Më: 3 maj 2024 Në ora: 15:48
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj regresit së lirisë së mediave në Kosovë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Indeksi i Reporterëve pa Kufij, ku Kosova rendit 19 vende më poshtë se vitin e kaluar, është shqetësues.

Sipas saj, për këtë “sukses” duhet të “duartrokitet” kryeministri Albin Kurti.

“Liria e medias është themeli i një shoqërie të hapur dhe të drejtë! Kur media është e lirë, opinionet ndryshojnë, ide të reja shfaqen, dhe demokracia forcohet. Kur mediat cenzurohen, zërat që duhet të dëgjohen mbeten të heshtur, dhe shoqëria humbet një pjesë të çmuar të pluralizmit të mendimeve. Andaj, është tejet shqetësuese që në vitin 2024, Kosova të renditet 19 vende më poshtë për lirinë e medias nga Reporterët pa Kufi. Sigurisht, ''duartrokitjet’’ shkojnë për Albin Kurtin, për këtë "sukses" që po ia bën Kosovës”, ka shkruar Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat