Eksperti: Putin i lodhur me lojën e Vuçiq, ja me kë po e zëvendëson

Aktuale

Eksperti: Putin i lodhur me lojën e Vuçiq, ja me kë po e zëvendëson

Më: 3 maj 2024 Në ora: 15:52
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ku tha se duket se presidenti Aleksandër Vuçiç e ka lodhur Rusinë me lojën që ai ka tentuar të bëjë si me Bashkimin Evropian edhe me SHBA-në.

Sipas tij me zgjedhjen e Aleksandër Vulinit si kryeministër, tashmë Rusia ka në Beograd qeverinë e saj e cila lidhet me klanin kriminal të Novi Sadit.

“Është fakt se tashmë në Beograd është instaluar qeveria e klanit kriminal të Novi Sadit. Është një klan kriminal që kontrollon jetën publike në Serbi. Në krye të tij është kryetari i Novi Sadit dhe janë strukturat e tij të klanit, siç është ai kryesor i Putinit që është Aleksandër Vulin, i cili ka qenë ministër i punës së brendshme, drejtor i shërbimit sekret BIA dhe anëtar kryesor i klanit të Novi Sadit.

Në klanin e Novi Sadit është edhe vëllai i presidentit të Serbisë. Në mënyrë të drejtë kjo gjë duket se sfidon Vuçiç, i cili duket se e lodhur Bashkimin Evropian dhe shtetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo lojë duket se nuk i ka pëlqyer Rusisë, e cila tashmë është sforcuar duke parë qeverinë e saj komplet në Beograd për shkak të klanit të Novi Sadit”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat