​Kurti në Gjermani për konferencën e PES

Aktuale

​Kurti në Gjermani për konferencën e PES

Më: 3 maj 2024 Në ora: 18:01
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë ku do të merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) "Qëndrojmë bashkë - për Evropën tonë".

Konferenca e radhës e PES organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive simotra për zgjedhjet evropiane të qershorit.

Partia e Socialistëve Evropianë (PES) bashkon partitë socialiste, socialdemokrate, punëtore dhe demokratike nga i gjithë Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia.

Së bashku me 33 parti anëtare të plota dhe 13 parti të asociuara dhe 16 vëzhguese, PES lufton për një Evropë më të mirë dhe më progresive.

Kjo parti është themeluar në vitin 1992 dhe aktualisht drejtohet nga Stefan Löfven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat