​Kolona të gjata për shkak të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Aktuale

​Kolona të gjata për shkak të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Për shkak të punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë, sot janë krijuar kolona të gjata të automjeteve prej fshatit Besi deri në Lupç.

Vitin e kaluar është hapur tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, në vlerë 38 milionë euro.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se punimet pritet të përfundojnë gjatë këtij viti.

Ndërkohë, po vetë ministri Durmishi ka njoftuar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë, më datën 8 maj.

Këtë ftesë, Durmishi në një postim në Facebook e ka cilësuar të bazuar në disa spekulime, pasi sipas tij, “me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt”.

“Unë më datë 8 maj do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që jam i lumtur që jam nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Do të doja që edhe projektet tjera të ecnin me dinamikën e punëve që po bëhen në këtë rrugë. Do të vazhdoj që ta kryej punën time me nder e përkushtim pavarësisht pengesave që na dalin gjatë rrugës”, ka shkruar ai.

Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, të cilat nisën para më shumë se tetë vjetësh, ende nuk kanë përfunduar, ndërsa pretendimet ishin që kjo rrugë të kryhet brenda tri vjetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat