Gjobat me ligjin e ri, ekspertët: Nuk ndikojnë në përmirësimin e gjendjes

Aktuale

Gjobat me ligjin e ri, ekspertët: Nuk ndikojnë në përmirësimin e gjendjes

Më: 3 maj 2024 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Sot është bërë një muaj prej kur ka hyrë në fuqi ligji  për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ndonëse është herët, ekspertët e komunikacionit, thonë se ky ligj nuk do të ndikoj në përmirësimin e gjendjes në trafik. Qytetarët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket zbatimit të këtij ligji.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, nga policia kanë njoftuar se në vendin tonë janë shqiptuar 1530 tiketa trafiku.

Qytetarët patën mendime të ndryshme sa i përket efikasitetit të ligjit të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.

“Këto rregulla të reja me këto dënime kaq të ashpra, mendoj që veç kanë me demoralizuar qytetarin, qoftë në aspektin e punës, qoftë në të tjera, ka me krijuar nervozizëm, stres”, thekson qytetari i intervistuar.

Qytetari tjetër është e shprehur optimist se ligji i ri ka me ndikuar për më mirë.

“Besoj ka me pasur efekt shumë vetëm shkaku që i kanë ashpërsuar masat besoj ka më pasur efekt ma shumë”, theksoi ai.

Derisa, ekspertët e komunikacionit, thonë se ky ligj nuk do të ndikoj në përmirësimin e gjendjes në trafik.

 “Pa marrë parasysh gjobat që janë rritur, nuk është rritë edukimi në vozitje, nuk është punuar në drejtimin e edukimit në vozitje edhe nuk është punuar ndonjë plan edukativ, kemi pasur kohëve të fundit aksidente të ndryshme edhe me fatalitet”, tha për televizionin publik, Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.

Eksperti tjetër, Nol Deda, ka thënë se me këto dënime që janë bërë nuk kanë kaluar nëpër fazat e duhura.

“Sipas ekspertëve që e shohin, duhet me kalu nëpër fazat e edukimit të drejtuesve të automjeteve, pastaj në fazën e reklamave përmes televizionit, radiove e tjerave, që ka filluar me u zbatuar edhe faza e tretë  faza edukative që drejtuesit e automjeteve, me i tregu që janë rritë dënimet”, ka thënë ai.

Ligji për trafikun rrugor, ka hyrë në fuqi me 3  prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat