A po e ndërlidh me Naim Murselin? Behgjet Pacolli përcjell fjalët e Shefqet Krasniqit: Ruaju nga ai që i ke bërë mirë

Aktuale

A po e ndërlidh me Naim Murselin? Behgjet Pacolli përcjell fjalët e Shefqet Krasniqit: Ruaju nga ai që i ke bërë mirë

Nga: H.O. Më: 4 maj 2024 Në ora: 21:10
Behgjet Pacolli, Naim Murseli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes faqes së tij në facebook, ka shpërndarë një video të TikTok-ut, që në audio dëgjohet zëri i hoxhës Shefqet Krasniqi.

Hoxhë Krasniqi flet në një ligjeratë të tij duke thënë se ‘ruaju nga ai që i ke bërë mirë’, ‘sherrin ia sheh atij që të bën mirë’.

Duket se këto fjalë të hoxhës, i kanë lënë përshtypje Pacollit që ta ndërlidh me ndonjë rast të tij.

“Kjo i përgjigjet shumë eksperiences time, sidomos te kësaj ketu në Kosovë”, shkruan Pacolli krahas kësaj video.

Këtij postimi, Pacolli i ka bashkangjitur edhe disa emoji që shfaqin nervozë.

Kujtojmë se emri i tij është lakuar në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Murseli ishte njeriu më i afërt i Behgjet Pacollit, madje ishte edhe këshilltar i tij.

Kujt po i referohet Pacolli?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat