Enver Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim

Aktuale

Enver Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim

Më: 4 maj 2024 Në ora: 21:43
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka folur në lidhje me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE.

Hoxhaj u shpreh se Kosova plotëson të gjitha kriteret për anëtarësimin, duke theksuar se edhe pse është shteti më i ri, pretendon se është demokracia më e konsoliduar në rajon.

Ai, në News24, shtoi se shtetet anëtare kanë reflektuar qëndrimet e tyre me votat e dhëna në Asamblenë Parlamentare të KiE, edhe pse tha se ka përpjekje për ta kushtëzuar anëtarësimin me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij hapi i radhës për Kosovën nëse anëtarësohet në KiE, duhet të jetë NATO.

“Kosova i plotëson të gjitha kriteret. Jemi shteti më i ri por pretendojmë se jemi demokracia më e konsoliduar në rajon. I përmbushim të gjitha standardet që duhen që një vend të jetë në KiE. Pas NATO dhe BE, KiE është organizata e tretë më e rëndësishme në Evropë. Për Kosovën do të ishte një vulosje e re e shtetësisë së saj si vend evropian, dhe ky anëtarësim do të ishte shumë i rëndësishëm. Shtetet anëtare kanë reflektuar qëndrimet e tyre me votat e dhëna në Asamblenë Parlamentare të KiE”.

“Po dëgjoj që ka një përpjekje për ta kushtëzuar me themelimin e Asociacionit anëtarësimin si një kusht i fundit paraprak. Mendoj se është diçka e padrejtë që i bëhet Kosovës duke ditur se i përmbush kriteret. Kjo është një mënyrë se si shtetet e mëdha bëjnë politikat në raport me shtetet e tjera si Kosova. Është një praktikë e zakonshme. Pas këtij ndryshimi të madh gjeopolitik, hapi i radhës duhet të jetë NATO-ja”, u shpreh Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat