Kryeministri Kurti merr pjesë në një konferencë në Berlin, sjell këto lajme për këtë ҫështje të rëndësishme

Aktuale

Kryeministri Kurti merr pjesë në një konferencë në Berlin, sjell këto lajme për këtë ҫështje të rëndësishme

Nga: H.O. Më: 4 maj 2024 Në ora: 21:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lëvizja Vetëvendosje, faqja zyrtare në Facebook ka njoftuar se Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin.

Tutje thuhet se, “Partia e Socialistëve Evropian do të jetë një zë i besueshëm dhe i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë dhe për ruajtjen e demokracisë. Nuk do të ketë pra as bashkëpunim e as koalicione me të djathtën ekstreme në Parlamentin Evropian”.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Republikës, njëherazi Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin, në kuadër të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen me 9 qershor. Ai ka shkruar se qëndrojmë bashkë në mbrojtje të demokracisë përballë autokracive në rritje në kontinentin tonë.

“Në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë. Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”, ka shkruar Kryeministri, Kurti.

Kjo konferencë, e mbajtur sot në Berlin, theksoi premtimin që Partia e Socialistëve Evropian do të jetë një zë i besueshëm dhe i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë dhe për ruajtjen e demokracisë. Nuk do të ketë pra as bashkëpunim e as koalicione me të djathtën ekstreme në Parlamentin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat