Lekaj: Qeveria po del jo serioze ndaj ndërkombëtarëve për çështjen e dinarit

Aktuale

Lekaj: Qeveria po del jo serioze ndaj ndërkombëtarëve për çështjen e dinarit

Më: 5 maj 2024 Në ora: 10:08
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se nuk ka pas përparim sa i përket çështjes së dinarit pavarësisht takimeve të shpeshta mes dy palëve.

“Keni të drejtë kur e thoni sepse në ditët e para kur është marrë vendimi në bazë të rregullores të BQK-së, që kanë pas të drejtë dhe ne e kemi përshëndetur këta janë ndalur dhe kanë përvetësuar për vete ia që ne e ndalem dinarin ja që kjo është çështje kushtetuese e vendit dhe që nuk do të vazhdohet nuk do ketë dialog sa i përket çështjes së dinarit në Bruksel, por doli e kundërta dhe pesë takime që i kanë pas, nuk ka pas të themi përparim sa i përket çështjes së dinarit”, tha Lekaj.

Ai tha se Qeveria po del jo serioze ndaj ndërkombëtarëve dhe qytetarëve të saj në mënyrën së si po e trajton çështjen e dinarit.

“Qeveria po del shumë jo serioze ndaj institucioneve ndërkombëtare e sidomos ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që është zotuar që nuk do ta diskutojë çështjen e dinarit në Bruksel, por ja që po diskutohet, ja që e ka ngrit në nivelin politik dhe në nivelin e dialogut”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat