Mesazhi i Krasniqit: Urime Pashkët qytetarëve të besimit ortodoks

Aktuale

Mesazhi i Krasniqit: Urime Pashkët qytetarëve të besimit ortodoks

Më: 5 maj 2024 Në ora: 13:37
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarët ortodoksë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se uron shëndet dhe mirëqenie në jetët e tyre.

“Qytetarëve të besimit ortodoks – Urime Pashkët. Sot dhe çdo ditë tjetër, uroj që në jetën tuaj të keni vetëm shëndet, mirëqenie e shpresë”.

“Gëzuar – për ju dhe familjet tuaja”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat