Kurti: Sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë

Aktuale

Kurti: Sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë

Më: 5 maj 2024 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti ka s\kujtuar ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar. Ai me këtë rast ka publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë.

Kurti shkroi se “dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit”.

“5 maji është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë. Andaj sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë. Trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje dhe përparim. Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit. Jeta, vepra dhe rënia e tyre përcjellen si mësime dhe frymëzime ndër breza”, shkroi Kurti.

“Çmimi i lirisë është paguar me gjakun e dëshmorëve, andaj jeta e tyre është e paçmueshme në të gjitha kohët”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat