75 vjet nga themelimi i KiE-së, Kurti thotë se Kosova është gati për anëtarësim

Aktuale

75 vjet nga themelimi i KiE-së, Kurti thotë se Kosova është gati për anëtarësim

Nga: M.L. Më: 5 maj 2024 Në ora: 20:30
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me rastin e 75 vjetorit të formimit të Këshillit të Evropës.

Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social X ka theksuar se KiE është organizata kryesore kontinentit të Evropës për të drejtat e njeriut.

Ky përvjetor përkon me aplikimin e Kosovës në KiE dhe kryeministri theksoi se shteti ynë i ka përmbushur kriteret për t’iu bashkuar kësaj organizate.

“Sot, 75 vjet më parë, u themelua Këshilli i Europës organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut. Ky vit shënon njohjen e Kosovës si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar, duke nënkuptuar forcën e demokracisë sonë, sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët ndaj të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë: 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat