Kosova siguron vlerësim kreditor, Power: Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja

Aktuale

Kosova siguron vlerësim kreditor, Power: Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja

Më: 5 maj 2024 Në ora: 21:00
Samantha Power

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, e ka vlerësuar si moment historik faktin që Kosova së fundmi ka marrë për herë të parë vlerësimin e saj kreditor.

Kjo sipas saj do të mundësojë tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Kosova së fundi siguroi një vlerësim sovran të kredisë nga Fitch Ratings për herë të parë me mbështetjen e USAID.

Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja, do të zvogëlojë kostot e huamarrjes, do të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike”, shkruan Power në platformën X.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat