Abdixhiku: Fehmi Agani, truri i lëvizjes për liri - mbetet njëri ndër figurat më të mëdha kombëtare

Aktuale

Abdixhiku: Fehmi Agani, truri i lëvizjes për liri - mbetet njëri ndër figurat më të mëdha kombëtare

Më: 6 maj 2024 Në ora: 13:08
Fehmi Agani

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar ish-nënkryetarin e kësaj partie, Fehmi Aganin në 25 vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku ka shkruar se vrasja e Aganit nga forcat ushtarake e policore serbe, ishte akt hakmarrjeje për triumfin tonë historik, ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vet Kosovës.

“Politikani, sociologu, truri i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dora e djathtë e Residentit Rugova, mbetet njëri ndër figurat më të mëdha kombëtare.

Maturia, urtësia e thellësia e mendimeve të tij, janë shenja të secilit kujtim që sot kemi për të”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat