​Sulmohen me shishe xhami automjetet e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në Leposaviq

Aktuale

​Sulmohen me shishe xhami automjetet e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në Leposaviq

Më: 6 maj 2024 Në ora: 15:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një veturë pa targa ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan në fshatin Miokovicë të Leposaviqit.

Sipas policisë, sulmi ka ndodhur sot rreth orës 04:00, derisa policia dhe KFOR ishin në patrullim të përbashkët.

“I dyshuari pastaj ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshatë. Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen. Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat