Kurti pret drejtorin e Insitutit ‘Tony Blair’, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim

Aktuale

Kurti pret drejtorin e Insitutit ‘Tony Blair’, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim

Më: 6 maj 2024 Në ora: 16:15
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain.

Zyra e Kryeministrit thotë se “bashkëbisedimi u fokusua në kontributin që instituti i themeluar nga ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair, mund të japë në zhvillimin e demokracinë në Kosovë”.

“Kryeministri Kurti e njohu z. Wain me aktualitetin në vend e politikat qeverisëse në drejtim të progresit e avancimit të Republikës sonë. U veçuan ofrimi i arsimit të lartë falas e mbështetja për nënat lehona, si dhe u zgjerua më tej diskutimi në çështje si përdorimi në mënyrë efiçente të teknologjisë, me qëllim fuqizimin e demokracisë e lirive në vend, por edhe bashkëpunimin e Kosovës me shtetet evropiane për të krijuar politika bazuar në vlera e parime të përbashkëta”, thuhet në njoftim

“Duke e vlerësuar partneritetin, marrëdhëniet e rolin që Britania e Madhe ka jo vetëm si model i demokracisë, por edhe për paqen e sigurinë në rajon, kryeministri shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm e të frytshëm me institutin”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat