A është kusht themelimi i Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE, zëdhënësi i Qeverisë jep detaje

Aktuale

A është kusht themelimi i Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE, zëdhënësi i Qeverisë jep detaje

Më: 6 maj 2024 Në ora: 18:26
Përparim Kryeziu

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin Kurti.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka dhënë detaje se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Sipas tij, temë kryesore e takimit mes kryeministrit dhe përfaqësuesve të QUINT-it ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës.

‘Temë kryesore e takimit ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Ne kemi rrugëtuar suksesshëm deri me tani si Republikë e Kosovës mbi baza meritore. E kemi të pakën mbështetjen e tri instancave të këtij institucioni’, ka thënë Kryeziu.

‘Qendrimi ynë në raport me atë që kemi dëgjuar edhe publiksht nga disa prej shteteve anëtare, e që ka të bëjë me Asocacionin e komunave me shumicë serbe është qe ne konisderojmë që ky process duhet të përbyllet në kuadër të vlerësimit të juristëve eminet dhe Raportit të zonjës Bakoyannis dhe mos të këtë kushte të reja për anëtarësim. E sidomos jo parakushte nga një proces që është i ndarë nga anëtarësimi i Kosovës në KiE’, ka thënë Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat