Vokrri: 90 përqind e qytetarëve serbë janë për integrim në jetën institucionale dhe kundër Listës Serbe

Aktuale

Vokrri: 90 përqind e qytetarëve serbë janë për integrim në jetën institucionale dhe kundër Listës Serbe

Më: 6 maj 2024 Në ora: 18:59
Arbër Vokrri

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri është shprehur se njëri ndër faktorët që ndikom në situatën në veri, është problemi i narkomanisë.

Ai gjithashtu është shprehur se deri në 90 përqind e qytetarëve serbë janë për integrim në jetën institucionale dhe kundër Listës Serbe.

“Një element që e përmbush mozaikun e faktorëve që ndikojnë në situatën në veri, është problemi i narkomanisë që pati depërtuar madje edhe brenda njërës prej komunave atje. Persona të tillë mund t’i kushtëzosh me dy-tri vija të kokainës, apo edhe dy mijë, tre mijë euro dhe ata ndërmarrin veprime për të cilat nuk janë as vet të vetëdijshëm se çka nënkuptojnë”.

“Nëse janë 50 mijë banorë së paku të regjistruar ashtu në veri, mendoj që numri i tyre është edhe më i vogël  nga rezidentët, e marrim nëse janë 30 mijë, mund të gjenden 30 veta, secili me tentu nga një atentat, ta jep përshtypjen që është duke ndodhur luftë. Por, shumica e qytetarëve serb, shumica dërrmuese, jo vetëm më shumë se gjysma, por nëse shprehem me përqindje besoj deri në 80, 90 përqind janë për integrim në jetën institucionale dhe janë tërësisht kundër Listës Serbe”, është shprehur Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat