Osmani uron presidentin e zgjedhur të Panamasë: Shpresoj në forcimin e lidhjeve mes shteteve tona

Aktuale

Osmani uron presidentin e zgjedhur të Panamasë: Shpresoj në forcimin e lidhjeve mes shteteve tona

Më: 6 maj 2024 Në ora: 23:48
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si president i Panamasë.

Osmani në platformën “X”  ka thënë se pret nga presidenti i sapozgjedhur forcimin e lidhjes mes Kosovës dhe Panamasë.

“Urime, President i zgjedhur i Panamasë JoseRaulMulino, në fitoren tuaj elektorale!

Ju uroj suksese ndërsa merrni përsipër këtë detyrë të rëndësishme të udhëheqjes së vendit tuaj dhe pres të punoj me ju për të forcuar më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Panamasë”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat