O’Brien bashkë me Escobar njoftojnë për një vizitë koordinuese të Lajçakut në Uashington

Aktuale

O’Brien bashkë me Escobar njoftojnë për një vizitë koordinuese të Lajçakut në Uashington

Më: 7 maj 2024 Në ora: 00:03
Foto nga takimi

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav Lajçak për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar O’Brien në X.

Dy emisarët Escobar dhe Lajçak që kanë mbuluar Ballkanin Perëndimor me postet e tyre kanë qenë aktivisht të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi duke ia dalë t’i bindin palët që t’i pranojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e Ohrit, të cilat megjithatë po hasin në vështirësi në zbatim.

DASH ka konfirmuar se Escobar pritet të marrë një pozitë të re ndërsa Lajçak është nominuar për Ambasador të BE’së në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat