Osmani në Samitin ShBA-Afrikë: Kosova ka bërë hapa përmbajtësor në drejtësi dhe sundim të ligjit

Aktuale

Osmani në Samitin ShBA-Afrikë: Kosova ka bërë hapa përmbajtësor në drejtësi dhe sundim të ligjit

Më: 7 maj 2024 Në ora: 11:34
Foto nga vendngjarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, gjatë vizitës zyrtare në Teksas të SHBA-ve, në eventin qendror me rastin e 20- vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ka prezantuar rrugëtimin e deritashëm të Kosovës, duke potencuar sukseset e në të cilat SHBA-të kanë luajtur një rol vendimtar. Me pjesëmarrjen e presidentit George W. Bush dhe në prani të liderëve afrikanë, u diskutua për sukseset 20 vjeçare të punës transformuese të MCC-së.

Në sesionin special të moderuar nga senatori republikan Mike Johanns, Osmani ndër të tjera foli për partneritetin e jashtëzakonshëm me SHBA-të, me ç’rast e potencoi në veçanti edhe bashkëpunimin e suksesshëm me MCC-në.

Presidentja bëri një falënderim të posaçëm për partneritetin e shkëlqyeshëm me MCC-në, si dhe shprehu mirënjohje të thellë për lidershipin e presidentit Bush, trashëgimia e të cilit, sipas saj po reflektohet më së miri sot nëpërmjet punës së MCC-së.

Tutje, Osmani ka theksuar se: “SHBA-të kanë luajtur rol përcaktues në procesin e pavarësimit të Kosovës. Bashkëpunimi ndërmjet MCC-së dhe Kosovës simbolizon progresin, ambicien dhe vizionin e përbashkët për demokraci dhe të ardhme të qëndrueshme”.

Sipas presidentes Osmani, ky partneritet është dëshmi e marrëdhënieve strategjike dhe historike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Gjithashtu, Osmani ka potencuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtësor në procesin e reformave të shumta, me theks të veçantë në drejtësi dhe sundim të ligjit.

Në adresimin e saj, Osmani ka folur për hapat e bërë nga Kosova në nxitjen e rritjes ekonomike dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas presidentes Osmani, ka rezultate të jashtëzakonshme nga partneriteti me MCC-në, i cili ka ndihmuar që zhvillimi jo vetëm i këtij sektori, të shkojë në drejtimin e duhur.

“Projektet ambicioze reflektojnë një vizion afatgjatë për Kosovën, duke siguruar që partneriteti ynë me MCC-në të çojë në ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ndër të tjera ka theksuar se me pjesëmarrjen në këtë Samit, si dhe me ndihmën e MCC-së në vazhdimësi, janë krijuar mundësi  për t`i prezantuar të arriturat e Kosovës ndër vite, por edhe për të filluar partneritetin me shtetet afrikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat