Tahiri për anëtarësimin në KiE: Qeveria të tregohet e mençur – ne kemi pasur vendime të vështira por kemi vënë shtetin para pushtetit

Aktuale

Tahiri për anëtarësimin në KiE: Qeveria të tregohet e mençur – ne kemi pasur vendime të vështira por kemi vënë shtetin para pushtetit

Më: 7 maj 2024 Në ora: 14:39
Edita Tahiri

Ish-Kryenegociatorja e Kosovës në procesin e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se uron që Qeveria Kurti të tregohet “e mençur”, tash kur vendi është përballë vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për anëtarësim në Këshillin e Evropës, që të mos e lërë vendin të izoluar nga Evropa.

Sipas Tahirit, me vendime të vështira janë përballur edhe qeveritë e kaluara, ku ka qenë pjesë edhe ajo, por se siç ka thënë kanë vënë para shtetin e jo pushtetin.

Kosova përballë vendimit të Keshillit të Ministrave të BE-së për anëtarësim në Këshillin e Evropës- Uroj që Qeveria jonë të jetë e mencur dhe mos ta lërë Kosovën të izoluar nga Evropa…vendime të vështira kemi pasur edhe në qeveritë e kaluara por nuk e kemi lenë Kosovën të izoluar edhe pse kompromiset na kanë kushtuar me humbjen e pushtetit, por ne kemi vënë shtetin para dhe jo pushtetin…”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj po ashtu në Strasbourg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat