Dëbohen dy rusët që hynë në Kosovë ilegalisht, prezenca e tyre vlerësohet se përbënte rrezik

Aktuale

Dëbohen dy rusët që hynë në Kosovë ilegalisht, prezenca e tyre vlerësohet se përbënte rrezik

Më: 7 maj 2024 Në ora: 18:12
Mitrovica

Nga Serbia, përmes rrugëve malore tentuan të hyjnë në Kosovë.

Mirëpo dy persona me shtetësi ruse, nuk ia arritën qëllimit. Ata u ndaluan nga policia kufitare e Jarinjës të dielën e 5 majit.

E të martën, ata dolën para Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Të pandehurve ju është shqiptuar dënimi në mbështjejte të dispozitave ligjore nga neni 140 par.1 si dhe ndaj tyre është shqiptuar dënim plotësues për dëbim nga Republika e Kosovës dhe ndalim hyrje në Kosovë për periudhën 5 vjeçare.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega e gjykatës Leposaviq ka pranuar Aktakuzë nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm me Kërkesë për dhënien e urdhërit ndëshkimor, të dënimit me gjobë, kërkesë të cilën e ka aprovuar gjykata dhe sot me datë 07.05.2024 ka marr aktgjykim dënues, me të cilin, të pandehurëve ju është shqiptuar dënimi në mbështetje të dispozitave ligjore nga neni 140 par.1 si dhe ndaj tyre është shqiptuar dënim plotësues për dëbim nga Republika e Kosovës dhe ndalim hyrje në Kosovë për periudhën 5 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndalimin e tyre e ka mirëpritur njohësi i sigurisë, Arben Dashevci.

Pasi ai thotë se hyrja e tyre në Kosovë do të përbënte rrezik si në rastin e Shqipërisë.

Të dy bashkëshortët janë më vendbanim në Dubai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat