Gërvalla: Rusia po sulmon Kosovën në formë hibride

Aktuale

Gërvalla: Rusia po sulmon Kosovën në formë hibride

Më: 7 maj 2024 Në ora: 19:02
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Rusia po e sulmon Kosovën në një sulm hibrid sot.

Kjo, sipas saj, pas njoftimit për mbështetje ndaj Ukrainës me pajisje ushtarake, për t’u mbrojtur nga agresioni rus atje.

Gërvalla, në një postim në platformën “X”, ka thënë se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin.

“Rusia po sulmon Kosovën në formë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje në pajisje ushtarake për Ukrainën në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj gjenocidit të Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkroi Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat