Molliqaj i bindur: Kurti do ta bëjë Asociacionin

Aktuale

Molliqaj i bindur: Kurti do ta bëjë Asociacionin

Më: 7 maj 2024 Në ora: 21:14
Dardan Molliqaj

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, është shprehur i bindur se Draft-Statuti i Asociacionit do të dërgohet në Kushtetuese.

“Për bindjen time, dërgimi i draftit në Kushtetuese do të ndodhë”, tha Molliqaj.

 “Asnjë prej marrëveshjeve që i ka pranu Kurti deri në ditën e fundit s’i kemi ditë. A do ta zbatojë para Këshillit a pas Këshillit ka rëndësi kohore por përmbajtësore ka zero, krejt procesi i negocimit që ka ndodh ka qenë i lidhur vec me përmbajtjen e statutit”, tha Molliqaj.

“Le të themi që nuk e dërgon kryeministri Kurti, e kur ka me bë?”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat