Xani: Kosova, fajtorja e vetme nëse s’bëhet anëtarësimi në KiE

Aktuale

Xani: Kosova, fajtorja e vetme nëse s’bëhet anëtarësimi në KiE

Më: 7 maj 2024 Në ora: 22:31
Visar Xani

Analisti politik, Visar Xani, ka thënë se nëse Kosova dështon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës më 17 maj, duhet të ketë përgjegjësi politike.

Ai ka thënë se Kosova është e vetmja fajtore nëse ndodh mosanëtarësimi.

Xani duke përmendur Asociacionin i cili tash nga disa vende, sidomos Franca e Gjermania, po kurohet si kusht për anëtarësim në KiE, ka thënë se kjo është dështim, pasi Asociacioni ishte vlerësuar kartë e fortë për të kërkuar njohjen reciproke.

“Kosovës sot po i kërkohet Asociacioni dhe konsideroj që pse kjo çështje ka arritur deri këtu dhe me u ba ai kompromisi për Këshillin e Evropës me Asociacion dhe me humb njohjen reciproke, pasi kemi konsideruar që karta kryesore për njohjen reciproke ka me qenë Asociacioni, është një dështim dhe dikush duhet të merr përsipër. Dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës më 17 maj, konsideroj se duhet të ketë përgjegjësi politike dhe i gjithë dështimi duhet t’i adresohet Kosovës”, ka thënë Xani.

Më 17 maj pritet të mbahet takimi i Këshillit të Ministrave të KiE-së, ndërsa ende nuk ka njoftim zyrtar nëse Kosova do të jetë në agjendën e kësaj mbledhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat