Kurti zbulon a e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin - jep mesazhin e fortë për aleatët

Aktuale

Kurti zbulon a e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin - jep mesazhin e fortë për aleatët

Më: 8 maj 2024 Në ora: 08:14 Përditësuar në ora: 13:51 më 08.05.2024
Qeveria e Kosovës

Kurti pyetët për periudhën tranzitore të dinarit: Pas 11 majit, vjen 12 maji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media është pyetur lidhur me periudhën tranzitore rreth dinarit serb.

“Kryeministër më 11 maj përfundon afati për periudhën tranzitore të dinarit. Çka pas kësaj date”, u pyet Kurti.

“Pas 11 majit, vjen 12 maji”, u përgjigj në fillim Kurti.

“Sikurse për këto zgjedhjet në veri në katër komunat me 21 prill, edhe për dinarin e kemi BQK-në, më lartë se nesh dhe para nesh. Ka pasur përpjekje të vazhdueshme që të më vendosin në pozitë ku unë vendosi edhe për BQK-në, për vendimet e tyre. Kjo ndodh në shtete diktatoriale. Ne jemi shtet demokratik. Guvernatori i BQK-së është votuar në të njëjtën sallë ku jam votuar edhe unë. Ai nuk më raporton mua. Ai i raporton Kuvendit”, tha kryeministri.

Kurti tha se lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës se nuk ka se çfarë të bëhet më shumë, pasi janë plotësuar të gjitha kushtet. Kreu i qeverisë tha se përgjigjja se çka do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës në KiE nuk është më në Prishtinë.

Sipas Kurtit, Kosovës i janë bërë shumë padrejtësi në të kaluarën.

“Më besoni që po të varet prej meje do të vendosej në agjend, dhe do të vendosej për Kosovën. Me 82% Asambleja Parlamentare ka votuar për Kosovën. Nuk mund ta marrë atë rol që të flas në vend të shteteve aty. Çka spaska plotësuar Kosova. Pse Raporti konstaton në mënyrë të qartë vlerësimin më të lartë për Kosovën. Nuk kemi çka të bëjmë më shumë, shpresoj më të mirën dhe për 17 maj, përgjigja në pyetjet se çka do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës, nuk është më në Prishtinë, ka plotësuar gjithçka, ka përjetuar shumë padrejtësi në të kaluarën. Skemi përgjegjësi e as faj për këtë gjë”, tha Kurti.

Rreth asaj se a mund të izolohet Kosova, Kurti tha se s’mund të flasim për izolim kur sivjet ka ndodhur liberalizimi.

Kurti: S’çojmë në Gjykatë dokument që s’e kemi pranuar

Kryeministri Albin Kurti tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës këtë muaj është kushtëzuar me një lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se ndërkombëtarët i kanë kërkuar që draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se ai draft-statut “dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua”.

“Si i tillë, është një jo-dokument. Pra, është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë e mbetet absurde”, tha Kurti.

Qeveria miraton pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar

Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me miratimin e tyre, ndërtohet një infrastrukturë e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni.

“Përmes këtij ligji me qëllim të fuqizimit të institucioneve të sigurisë e kemi funksionalizuar Agjencinë për informacionin e klasifikuar me rregullore që rrjedhin si obligim nga ligji,  po ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni”, ka thënë ai.

Rregulloret e miratuara:

Projekt-rregullores për Procedurat e Verifikimit e Sigurisë së Personelit dhe Procedurën e Ankesës,

Projekt-rregullores për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në Fushën Industriale,

Projekt-rregullores për Sigurinë Fizike të Informacionit të Klasifikuar,

Projekt-rregullores për Administrimin e Informacionit të Klasifikuar dhe Themelimin e Njësisë së Informacionit të Klasifikuar, dhe

Projekt-rregullores për Klasifikimin, Ndryshimin e Statusit të Klasifikimit, Asgjësimin dhe Shkatërrimin e Informacionit të Klasifikuar.

Miratohet Udhëzimi administrativ për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-udhëzimit Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucional me Organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës.

Ministrja Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes këtij Projekt-udhëzimi përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit.

Ajo ka thënë se kështu do të sigurohet zbatim i plotë i politikave.

“Ky Projekt- udhëzim ka të bëjë me Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucional me Organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës. Përcakton mënyrat e bashkëpunimit, në mënyrë që të sigurojmë zbatimin e plotë të politikave”, ka thënë ministrja Haxhiu në mbledhjen e Qeverisë.

Miratohet Projekt-rregullorja për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në një Komunë tjetër.

Detaje rreth këtij Projekt-rregullore, ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e Qeverisë.

“Kjo projekt rregullore përcakton veprimet që duhet të ndërmerren nga niveli qendror po ashtu edhe niveli lokal më qëllim të sigurimit të gjitha shërbimeve Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar, përfshirë edhe shpenzimet që duhet të mbulohen nga buxheti i të dyja komunave të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Në bazë të kësaj rregullore secila komunë ofron shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në përputhje me nevojat e fëmijës”, ka thënë ajo.

Kurti: Kosova s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Republika e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti, e ka konsideruar absurde kërkesën që draftstatuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, teksa mungesën e përkrahjes “nga shtetet demokratike” e ka quajtur për keqardhje.

“Kosova po përparon nga vit ne vit ne indeksin e demokracisë, lirive të njeriut… të vlerësuar nga institucione të pavarura ndërkombëtare. Kemi një sistem ligjor të avancuar për komunitete. Pas tërë këtij rrugëtimi në këto javët e fundit u përballëm me një kushte të ri që nuk ka të bëjë më standarde e anëtarësimit. Ne dëgjuam se ka kryeqytet se tash po e kushtëzojnë finalizimin me dërgimin e dokumentit në Kushtetuese”.

“Qeveria e Kosovë nuk mund të dërgoj një draft të pa pranuar, kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe do të mbete absurde. Tri herë gjatë procesit është tentuar që kjo çështje të bëhet pjesë e votimit. Pengesat për anëtarësim në atë organizatë i mendonim nga shtetet që nuk e kanë pranuar Kosovës, por asnjë herë shtete që janë krahë nesh. Qeveri nuk e pranon kushtëzimin për anëtarësim në KiE me asociacioni”, ka thënë Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, duke e quajtur për keqardhje mungesën e përkrahjes nga shtetet aleate.

Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj të mërkure do të mbajë mbledhje.

Zyra e kryeministrisë ka njoftuar se kjo mbledhje do të nisë nga ora 11:00.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Vendi (Ndërtesa e Qeverisë)”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat